Islam Pacolli: AKR-ja do të luaj rol kyç në qeverisjen e ardhshme

18 shtator 2019 | 19:35

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur takim me anëtarët e partisë në qytetin e Vushtrrisë.

Kandidati për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Islam Pacolli është shprehur i kënaqur me përkrahjen që ka marr subjekti që ai e përfaqëson në qytetin e Vushtrrisë. Pacolli që ishte deputet në legjislaturën e fundit, ka thënë se AKR-ja po fuqizohet dhe do të luaj rol kyç në qeverisjen e ardhshme.

“Shumë i entuziazmuar pas vizitës që e bëmë në qytetin e Vushtrrisë, ku qytetarë të shumtë u shprehën të gatshëm për të shprehur vullnetin e tyre që përmes votës së lirë në zgjedhjet e 6 tetorit, të jenë pjesë e ndryshimit të madh që do të ndodh. Këto takime ku qytetarëve po ua shpjegojmë programin tonë, i cili është më i kompletuari dhe i vetmi që mundëson zhvillimin e shtetit tonë, janë garanci e fuqishme se Aleanca për Kosovën e Re, dita e ditës po fuqizohet dhe do të luaj rol kyç në qeverisjen e ardhshme. Faleminderit të gjithë qytetarëve të cilët po shprehin interesim të jashtëzakonshëm në takimet dhe tubimet tona”, ka thënë Islam Pacolli.

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e Enver Dugollit, i shkruan një letër mbështetëse babait…