Islam Pacolli mohon të jetë arrestuar

14 qershor 2018 | 11:54

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, ka reaguar në lidhje me lajmin se para dy ditësh kishte përfunduar në pranga.

Pacolli ka deklaruar se nuk kishte sulmuar ndonjë polic si dhe nuk ishte arrestuar.

“Nuk jam arrestuar, një gjë e tillë nuk qëndron. Koha do t’i tregojë të gjitha dhe ligjet do të funksionojnë. Bëj thirrje për ata që punojnë nëpër institucione të Kosovës që të përfillin ligjin”, ka thënë ai.

Këto komente deputeti i AKR-së i bëri gjatë adresimit në kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka kujtuar ditën…