Islam Pacolli paralajmëron hapjen e fabrikës ‘Ering’

12 shtator 17:18

Fabrika e Kërpudhave “Ering” do të hapet shumë shpejt në Banullë të Lipjanit.

Këtë lajm e ka konfirmuar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Islam Pacolli.

Pacolli ka thënë se hapja e kësaj fabrike është një lajm i mirë meqë do të punësohen mbi 100 qytetarë.

“Hapja e kësaj fabrike në të cilën fillimisht do të punësohen mbi njëqind punëtorë drejtpërsëdrejti do të ndikoj në zbutjen e papunësisë dhe në ngritjen e zhvillimit ekonomik të vendit”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

 SË SHPEJTI DO TË HAPET EDHE NJË FABRIKË E RE

Fabrika e Kërpudhave “Ering” në Banullë të Komunës së Lipjanit, e cila është e ndërtuar sipas standardeve Evropiane, më pajisje dhe teknologji të avancuar dhe moderne, së shpejti do të filloj punën me prodhimet vendore të cilësisë të lartë, të cilat kryesisht janë të destinuara për eksport në tregun e Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë. Hapja e kësaj Fabrike, ne të cilën fillimisht do të punësohen mbi njëqind punëtorë drejtpërsëdrejti do të ndikoj në zbutjen e papunësisë dhe në ngritjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Urime qytetarë të Kosovës. /Epoka e re/

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën në Vushtrri është mbajtur turneu tradicional “Jeton Tërstena…