Islam Pacolli: Votoni ata që nuk e kanë keqpërdorur shtetin për interesa personale

04 tetor 2019 | 23:29

Pak kohë para mbylljes së fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit, kandidati për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Islam Pacolli, ka kërkuar nga qytetarët të votojnë këtë koalicion. Ai ka thënë se Kosovës i duhen njerëz të guximshëm e të ndershëm që nuk e kanë keqpërdorur shtetin për interesa personale.

“Kosovës, i nevojitën tani më shumë se kurrë, njerëz të ndershëm, të guximshëm, vizionarë e lidership i dëshmuar, për ta nxjerrë vendin nga ky kaos që është shkaktuar nga njerëzit e korruptuar, të padijshëm, e nga ata që shtetin tonë e kanë e keqpërdorur për interesa personale!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Pacollit:

Të dashur Qytetarë të Republikës së Kosovës
Jemi në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e 6 tetorit. Në këto ditë të fushatës, kemi pasur shumë takime e tubime me ju, me ç’rast kemi shpalosur idetë, vizionin dhe programin tonë për përmasimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e shtetit tonë. Krahas kësaj ne kemi marrë mendimet dhe qëndrimet e juaja për çështjet që na preukopojnë të gjithëve, pasi vetëm të bashkuar mund ta bëjmë ndryshimin!
Jemi të gjithë të vetëdijshëm që këto zgjedhje janë të një rëndësie jetike, por janë një mundësi ideale për ndryshimet që po i presim të gjithë, e ndryshimin e bëni ju me votën tuaj me 6 tetor! Kosovës, i nevojitën tani më shumë se kurrë, njerëz të ndershëm, të guximshëm, vizionarë e lidership i dëshmuar, për ta nxjerrë vendin nga ky kaos që është shkaktuar nga njerëzit e korruptuar, të padijshëm, e nga ata që shtetin tonë e kanë e keqpërdorur për interesa personale!
Duke ju falënderuar të gjithëve për mbështetjen dhe mirëkuptimin në këto kohë të fushatës, ju ftoj që në zgjedhjet e 6 tetorit të dilni e të votoni, me shpresën dhe besimin që prapë JU TË NDERUAR QYTETARË, do të më mundësoni të jem zëri i Juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës!
Me respekt,
Islam Pacolli
Kandidat për Deputet nga radhët e Koalicionit Nisma – AKR – PD, nr.122
Voto: Islam Pacolli, nr.5!

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Njohësi i proceseve politike dhe zgjedhore, njëherësh menaxher i projektit…