Ismail Dibrani sot do të emërohet drejtor i ri i burgjeve të Kosovës

27 tetor 2023 | 14:02

Qeveria e Kosovës sot ka thirr mbledhje në ora 15:00 ku ndër pikat e ndryshme do të emëroj edhe drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Bëhet e ditur sipas burimeve brenda Ministrisë së Drejtësisë se kandidati më i suksesshëm në garë ishte Ismail Dibrani dhe i njëjti është propozuar për këtë pozitë.

Emri i tij tashmë ka shkuar tek kryeministri Albin Kurti dhe i njëjti do të hidhet sot në votim, në mbledhjen e ekzekutivit.

Ismail Dibrani që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së.

Ai para se të bëhej U.D kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.

Dibrani gjatë këtyre muajve ishte tejet aktiv në kryerje të detyrës dhe ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përderisa greva e minatorëve të Trepçës po vazhdon, edhe gjendja…