Pesë minatorë në gjendje të rëndë shëndetësore

27 tetor 2023 | 14:02

Përderisa greva e minatorëve të Trepçës po vazhdon, edhe gjendja shëndetësore e tyre po vazhdon të përkeqësohet.

Pa ngrënë e pa pirë, minatorët po vazhdojnë të qëndrojnë në galeri deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Në Spitalin e Mitrovicës momentalisht, janë duke u trajtuar pesë minatorë. Kështu ka bërë me dije nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.

Ai ka thënë se gjendja e tyre është e dhimbshme, dhe ajo po rëndohet nga koha në kohë.

“Minatorët kanë nevojë për përkrahje nga shteti, pasi gjendja e tyre po rëndohet në çdo minutë që po kalon”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit, para drejtorëve të…