Ismail Syla: Ish-presidenti Thaçi e dëgjoi zërin e perëndimorëve në lidhje me Gjykatën Speciale

13 shtator 2023 | 19:28

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës i cili aktualisht ndodhet në Hagë, e ka dëgjuar zërin e perëndimorëve për të kaluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës nëpër një proces siç është Gjykata Speciale.

Sipas Sylës, ish-presidenti Thaçi është njeriu më pro perëndimor, kjo sepse sipas tij, është i vetmi “i burgosur” të cilit iu lejua dhënia e një interviste nga një gjykatë e tillë.

“Vet fakti që të vetmit njeri, të vetmit ish-të themi “të burgosur”, dmth është presidenti Thaçi që i është lejuar një intervistë nga gjykata e tipit të tillë. Dhe kjo tregon në radhë të parë se gjykata sado që mundohet ta filtrojë, sado që mundohet të paraqitet e rreptë në qëndrimet e veta, ka treguar se është një gjykatë e cila nuk e shurdhon deri në skajshmëri zërin e të paraburgosurve. Dhe vet fakti që duke e lejuar intervistën e tregon një element që jemi gjykatë demokratike, nuk jemi gjykatë e shteteve diktatoriale dhe nga ana tjetër dhe vet profili i lartë politik i presidentit ka bërë që ti mundësohet dhënia e një interviste. Kështu që edhe gjykata ka përfitu nga kjo intervistë, ndërkaq ne e pamë mesazhet që kanë dalë nga ato 2 mijë fjalë, janë mesazhe të një lideri që edhe nga pozicioni i grilave të burgut qon mesazhe humane”, tha Syla në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje Syla theksoi se për ish presidentin Thaçi nuk ka qenë e lehtë të dëgjoj zërin e perëndimorëve për sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale, por që pavarësisht kësaj ai tha se Hashim Thaçi nuk e mallkon as perëndimin e as këtë gjykatë,  por që përkundrazi dërgon mesazhe humane e kombëtare.

“Ai njeriu më pro perëndimorë, e dëgjoi zërin e perëndimorëve për ta krijuar, për të kaluar UÇK-ja nëpër një proces të tillë, pra përmes një gjykate ndërkombëtare. Nuk ka qenë e lehtë, ai njeri nuk e mallkon as perëndimin, as Gjykatën Speciale. Ai njeri dërgoi mesazhet më humane dhe më strategjike kombëtare dhe politike”, shtoi Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar me inicialet H.I., nëpunësi në Qendrën Komunale të…