Ismail Syla poston fotografi të ‘82-s para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë

15 nëntor 2019 | 16:53

Ismail Syla, këshilltar i presidentit të Kosovës, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ai, Berat Luzha, Nezir Myrtaj, Gani Sylaj, Mehmet Hajrizi dhe Jakup Krasniqi, më 9 korrik 1982 shihen para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Postimi i plotë i tij:

Fotoreporteri i gazetës “Rilindja” Ilaz Bylykbashi nga arkivi i tij publikoi sot ne profilin e tij disa foto që për herë të parë paraqesin pikëshikime të ndryshme nga dita e daljes para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë më 9 korrik 1982 të pjesëtarëve të Grupit Marksist Leninist të Kosovës. (GMLK).
Në foton e botuar në gazetë me 10 korrik 1982 nuk shihem mirë, sepse një polic është para meje. Ishte rregull që pas çdo të burgosuri të qëndrojë polici.
E falënderoj Ilazin, i cili ka një arkiv shumë e shumë të pasur. Në kohën kur libri i kujtimeve të vëllait tashmë ndjetë Gani Sylaj “Burg pas burgu” është në fazën finale, këto foto janë shumë me vlerë.
Në foto nga e majta në të djathtë më rendin e parë Berat Luzha, Nezir Myrtaj, Gani Sylaj, Mehmet Hajrizi, Jakup Krasniqi.
Flm Ilaz Bylykbashi Bylykbashi!

Fotografia e Ismail Syla

Fotografia e Ismail Syla

Fotografia e Ismail Syla

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minishengeni ballkanik nuk mund të realizohet pa përfshirjen e Kosovës.…