Ismaili-Ahmeti akuzon Qeverinë: Ndihmat po përdoren për qëllime elektorale

22 maj 2026 | 23:35

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili- Ahmeti, ka reaguar ndaj pakos së fundit financiare të Qeverisë në detyrë, duke vlerësuar se mbështetja prej 100 eurosh për qytetarët është e pamjaftueshme dhe me prapavijë elektorale.

Ajo në TV Kanal10, ka deklaruar se Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë, duke theksuar se për vite me radhë vendi ka qenë nën sanksione, ku sipas saj janë humbur mbi 100 milionë euro.

Ismaili-Ahmeti ka akuzuar pushtetin edhe për keqmenaxhim në sektorin e energjisë, duke përmendur humbje, afera të dyshimta dhe korrupsion.

“100€ janë shumë pak, sepse Kosova mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë. Për vite me radhë kemi qenë nën sanksione, ku janë humbur mbi 100 milionë euro. Ndërkohë, miliona të tjera kanë përfunduar në sektorin e energjisë përmes aferave të dyshimta, humbjeve dhe korrupsionit. Prandaj, këto 100 euro janë fare pak për qytetarët. Mbështetja duhet të rritet, të jetë konsistente dhe jo të përdoret në mënyrë elektorale, siç është synimi i këtij pushteti”, ka theksuar ajo.

Linku: https://www.facebook.com/share/v/1DVbq2kRgr/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia dhe Bjellorusia kanë zhvilluar stërvitjet më të mëdha bërthamore…