
Ismaili dhuron një autoambulancë për Klinikën e Neonatologjisë në QKUK (Foto)
14 mars 2018
| 16:25
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka bërë me dije se nga e mërkura, foshnjat e lindura me probleme shëndetësore nga shtatë qytetet kryesore të Kosovës do të transportohen për në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, me autoambulancë e cila ka të gjitha pajisjet për transport profesional.
“Me dhurimin e kësaj autoambulance, kemi shtuar një shërbim të ri në QKUK, i cili ka munguar deri më sot. Pas ofrimit të këtij shërbimi emergjent dhe profesional, ne presim që edhe shkalla e vdekshmërisë te foshnjat e lindura para kohe dhe me probleme shëndetësore, të ulet edhe më tej. Urime Klinikës së Neonatologjisë për fillimin e këtij shërbimi të ri”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.