Ismaili: Ka rritje rekorde të numrit të shërbimeve për trajtimin e pacientëve

09 gusht 2019 | 18:08

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se ditëve të fundit janë ngritur dyshime të pabazuara rreth shërbimit 24 orësh për stentim në QKUK.

Ai ka thënë se shërbimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive janë funksionale, të sigurta dhe çdo ditë shpëtojnë jetë.

“Ditëve të fundit janë ngritur dyshime të pabazuara rreth shërbimit 24 orësh për stentim në QKUK. Shërbimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive janë funksionale, të sigurta dhe çdo ditë shpëtojnë jetë. Madje, ka rritje rekorde të numrit të shërbimeve për trajtimin e pacientëve. Më saktësisht, krahasuar me vitin 2017 për periudhën janar – qershor, kemi 192% më shumë operime; 163% më shumë stentime dhe 237% më shumë koronarografi. Këto janë politikat tona shëndetësore që kanë vendosur një standard të ri qeverisës në shërbim të plotë të pacientëve dhe qytetarëve”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avionët luftarakë amerikanë dhe kanadezë kanë kapur dy bombardues rusë…