Ismaili: MSh-ja dhe OBSh-ja nisin hulumtimin ‘STEPS’

05 prill 15:53

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka thënë se Kosova është bërë shteti i parë në rajon, që në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh), do të nisë hulumtimin “STEPS”.

“Ky është një projekt i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve prej faktorëve të sëmundjeve të rrezikshme. Përmes këtij projekti, Kosova ka zënë hapin evropian të përparimit në ruajtjen e shëndetit. Për më tepër, ne tani do të kemi mundësi që përmes kësaj metode të standardizuar për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave, të orientojmë politikat tona mbrojtëse në drejtime në të cilat kanoset rreziku i qytetarëve”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poetesha nga Kosova Naime Beqiraj ka botuar në revistën e…