Ismaili takon homologun maqedon, flasin për avancim të bashkëpunimit në shëndetësi

27 prill 2018 | 17:11

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili është pritur në takim nga homologu maqedon, Venko Filipche, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në fushën e shëndetësisë.

“Vizitë produktive sot në Shkup, ku takova ministrin e Shëndetësisë atje, Venko Filipche, me të cilin diskutuam konkretisht për avancimin e marrëdhënieve tona në këtë sektor. Shkëmbimi i ekspertizave dhe bashkëpunimit në shumë fusha, mes tjerash edhe të fondeve të sigurimeve dhe inspektorateve shëndetësore, do të jetë prioriteti ynë. Kosova po kalon nëpër reforma të rëndësishme në sektorin shëndetësor dhe në rrugën e saj përpara mirëpret bashkëpunimin me shtetet fqinje”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Bosnje ka arrestuar 12 persona, përfshirë një ish-komandant…