Ismaili takon shoqërinë civile, flasin rreth iniciativës për Prishtinën e pastër

04 maj 2018 | 14:59

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile me të cilët ka diskutuar rreth iniciativë se si ta bëjnë Prishtinën qytet me ajër dhe ambient më të pastër.

“Sot patëm një takim shumë të mirë me shoqërinë civile rreth iniciativës që ta bëjmë Prishtinën qytet më të jetueshëm, me ajër dhe ambient më të pastër. Duke u angazhuar në krijimin e vendbanimeve më të shëndetshme, ne jetojmë më gjatë, kemi jetë më cilësore dhe ulim shpenzimet në shëndetësi”.

“Jam shumë i lumtur që iniciativa, përveç institucioneve qendrore dhe lokale, po gjen përkrahje edhe në mesin e shoqërisë civile, të cilët u zotuan për angazhimin e tyre konkret në arritjen e këtij qëllimi. Qytet më i shëndetshëm – jetë më e shëndetshme”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca…