Ismajli: Në mandatin tjetër hyjmë me një vizion tjetër

30 maj 2021 | 16:19

Kryetari aktual i Shtimes, Naim Ismajli, i cili sot është zyrtarizuar si kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes në zgjedhjet e ardhme lokale, Naim Ismajli, ka thënë se ka pranuar këtë sfidë më  shumë si përgjegjësi se sa privilegj.

Ai ka thënë  se do ta  bëj një fushatë shumë moderne dhe  civilizuese.

“Ne në mandatin tjetër qeverisës do të hyjmë me pothuajse qind për qind të infrastrukturës së përfunduar, por gjithashtu hyjmë edhe me një vizion tjetër të ri që ka filluar këtë mandat, i cili është koncept i zhvillimit dhe punësimit”, është shprehur Ismajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça është shpallur kampione e Kosovës U18, duke mundur në…