Beqiri: Besimin e dhënë në detyra partiake e qeveritare do ta përkthej me punë

21 shkurt 2020 | 20:12

Ismet Beqiri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka premtuar se besimin e dhënë për dy detyrat partiake dhe qeveritare do ta përkthejë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.

“Miq të dashur, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Beqiri në Faqen e tij zyrtare.

Më tej ai ka thënë se kultura, rinia dhe sporti janë identiteti ynë.

“Po ashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së, sot zyrtarisht jam emëruar Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë. Artistët, të rinjtë dhe sportistët janë krenaria jonë, ambasadorët e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Nder i veçantë dhe përgjegjësi të jem në shërbim të tyre. Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare , do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim”, shkruan ai tutje.

Ndryshe, Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të udhëhiqet nga Vlora Dumoshi (LDK).

Miq të dashur,Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas…

Gepostet von Ismet Beqiri am Freitag, 21. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia, shoqëria civile por edhe qytetarët, po kërkojnë që të…