Ismet Beqiri nuk do të jetë kandidat për deputet

09 maj 2026 | 21:52

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentar të 7 qershorit.

Beqiri, ka deklaruar se mirënjohës për përkrahjen dhe, u ka uruar suksese strukturave të degës dhe LDK’së.

‘’Zoti e bekoftë LDK-në, Kodrën e Trimave, Prishtinën dhe Kosovën’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizant të LDK-së,

Në këtë proces zgjedhor nuk do të jem kandidat për deputet, pavarësisht propozimit dhe mbështetjes së plotë nga dega ime e LDK-së në Kodrën e Trimave, Prishtinë.

Falënderues dhe mirënjohës për përkrahjen si gjithmonë.

Dega e I-rë Kodra e Trimave, bastion i LDK-së, ka histori, rezultate dhe krenari.

Është degë unike dhe e fuqishme, në krye me kryetaren Donjeta.

Askush asnjëherë nuk ka mundur dhe as nuk mund ta injorojë faktin se jemi degë e fortë, degë e fitoreve dhe e njerëzve të mrekullueshëm të kësaj lagjeje.

Sigurisht, mbështetja ime është e plotë për strukturat e degës për fitore në këto zgjedhje.

Zemra ime rrah për Kodrën e Trimave, Prishtinën, LDK-në dhe Rugovizmin.Edhe në këto zgjedhje do të ketë angazhim, mobilizim dhe besim në fitore.

Suksese strukturave të degës, suksese anëtarësisë sonë dhe LDK-së.

Zoti e bekoftë LDK-në, Kodrën e Trimave, Prishtinën dhe Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHQPK) ka ngritur…