Istrefi në Gjakovë: Stafi i Telekomit, i motivuar për punë

09 shtator 2019 | 16:02

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës,  Bedri Istrefi, ka vizituar pikat e shitjes se të kësaj ndërmarrje në Gjakovë.

Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite ka vërejtur një motivim të stafit për punë të palodhshme dhe ekipore.

“Të vizitosh pikat tona të shitjes nëpër regjione, të identifikosh sfidat, mundësitë dhe projektet e tyre të pamohueshme, por të suksesshme si dhe rezultatet e arritura – mbetesh gjithmonë i kënaqur dhe i inkurajuar. Në Gjakovë vërejta një motivim të stafit për punë të palodhshme ekipore dhe për këtë u binda nga vetiniciativa e tyre për mirëmbajtje të objektit, higjienës dhe rregullit e disiplinës për punë. Adaptimi dhe përgjegjësia e çdo punëtori veç e veç për situatën dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon kompania, është një sinjal premtues se mund të arrihen objektivat në drejtim të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme teknike/financiare”, ka shkruar Istrefi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Istrefi ka bërë me dije se gjatë këtij viti në vendbanimet e Gjakovës, saktësisht në rajonin e “Rekës së Keqe”, janë shtruar 15 kilometra gyp të kabllit optik, që përfshijnë fshatrat Ponoshec, Popoc, Smolicë, Shishmon, Duzhnje, Meqë, Babaj të Bokës dhe Korenicë.

“Nga ky projekt kanë përfituar 210 konsumatorë të rinj në rrjetin ‘GPON’, ndërsa aktualisht po punohet në projektin tjetër të zgjerimit të rrjetit optik, në fshatrat Gllogjan, Baballoq, Durbravë, Gramaqel, Hereq, Shaptej, etj. Në të gjitha këto vendbanime numërohen rreth 1 200 ekonomi familjare dhe biznese, ndërkohë që nga dita e sotme do të fillohet me lëshimin e sinjalit në shtëpitë e konsumatorëve të parë me internet dhe shërbime tjera të Vala-s”, ka shkruar Istrefi.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 personImage may contain: 3 people, people standingImage may contain: 1 person, smiling, standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas lajmit të “Dhaka Tribune”, një studim i kryer në…