Isufi: Preferojmë të qeverisim me LDK-në, taksa nuk hiqet

22 shtator 2019 | 08:25

Nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi në një prononcim për EkonomiOnline, ka folur rreth koalicioneve të mundshme pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai është shprehur i bindur se koalicioni AAK-PSD, do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa LDK-në e sheh si partnere të koalicionit paszgjedhor, me të cilën synojnë edhe të udhëheqin qeverinë.

“Shikuar nga e kaluara të gjitha partitë politike disi janë deklaruar që me PDK-në, meqë ka qenë gjatë në pushtet nuk jemi të gatshëm të bëjnë koalicion dhe Aleanca normal e ka një distancë edhe për shkak të prishjes së koalicionit tani. Poashtu me Vetëvendosje ata qysh me kohë me rastin e dhënies së dorëheqjes së Haradinaj treguan se nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne neve. Me LDK-në ka në një far forme një afri më të madhe ndoshta kjo varet krejt nga rezultati i zgjedhjeve, që do të dalin megjithatë ne vija të kuqe nuk do të kemi”, thotë ai.

Megjithatë, thotë se kusht kryesor për partneritet me këtë parti, do të jetë taksa ndaj mallrave serbe.

Ish-kryetar i grupit parlamentar të AAK-së, në legjislaturën e fundit, thotë se ky do të jetë parim i pakapërcyeshëm.

“Sa i përket taksës, taksa nuk do të hiqet dhe ne do të jemi në qeveri dhe do të bëjmë koalicion me atë parti e cila është e gatshme të mos e heq taksën. Koalicioni lidhet me  këtë parim edh e disa parime që kanë të bëjmë me disa vendimet e interesave të vendit”. ka thënë Isufi.

Madje thotë se nuk do t’i binden asnjë llojë presioni pavarësisht nga kush vjen ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Barcelona mori një leksion të mirë nga skuadra e Granadës,…