Italia fiton ndaj Shqipërisë në “Air Albania”

16 nëntor 2022 | 22:51

Italia del me një fitore 3-1 nga miqësorja e luajtur në “Air Albania” përballë kombëtares sonë. Testi miqësor dhuroi spektakël dhe emocione, madje dhe 4 gola.

Për kuqezinjtë tanë ishte goli i parë historik ndaj kombëtares “axurre”, ndërkohë që në dy raste do të gjenim dhe shtyllën që do të bëhej pengesë. Mjaft mirë dhe Skuka, që në minutat e fundit u bë protagonist ne dy raste shumë të mira. Shqipëria e ka nisur në mënyrën më spektakolare të mundshme miqësoren ndaj Italisë, por axurrët kanë barazuar menjëherë.

Në minutën e 16-të, Ardjan Ismajli ka realizuar një super gol me kokë, pas një goditje që do të përfundonte në trekëndësh. Katër minuta më pas Di Lorenzo do të barazonte menjëherë duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes sonë. Dhe prapë italianët shënojnë golin e dytë. Pra pjesa e parë Shqipëri-Itali rezulati 1-2. Italia ka arriti që të gjejë dhe golin e tretë në minutën e 64-t me Grifo, i cili shënoi një super gol me një goditje shumë të bukur në trekëndësh. Shqipëria ka goditur dy herë shtyllën në minutat e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Qarkut në St.Gallen e kishte shpallur fajtor shtetasin…