Italia lehtëson masat, ulet niveli i rrezikut nga Covid-19

14 dhjetor 2020 | 08:31

Autoritetet në Itali vendosën t’i lehtësojnë masat pas uljes së nivelit të rrezikut nga koronavirusi në pesë rajone. Ky vendim ka hyrë në fuqi dje.

Qeveria italiane kishte aplikuar më herët një sistem me tre nivele dhe e kishte ndarë vendin në tre zona, të kuqe për rrezikun e lartë, portokalli për atë të mesëm dhe të verdhë për atë të ulët, nisur nga niveli i infektimit nga virusi dhe situata në sistemin shëndetësor në secilin rajon.

Katër rajonet Bazilikata, Kalabria, Lombardia dhe Piemonte do të zbresin nga niveli portokalli në atë të verdhë, ndërsa rajoni i Abrucos, që ishte në zonën e kuqe, do të ulet në atë portokalli.

Në 24 orët e fundit Italia raportoi mbi 19 900 raste të reja infektimi me Covid, që e ngrehin totalin në 1 milion e 825 mijë e 775, si dhe rreth 650 vdekje, që në tërësi llogariten mbi 64 mijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën në mbrëmje një krim i rëndë ka ndodhur…