Krimi që tmerroi Gjermaninë, fëmijët nga Ferizaj panë ngjarjen

14 dhjetor 2020 | 08:28

Të shtunën në mbrëmje një krim i rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllanë 38 vjeç.

Gruaja 33-vjeçare raportohet se vdiq rrugës për në spital.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.

Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllanë me gruan e tij që kishin shkuar mysafirë tek ish-bashkëshortja e dorasit.

 48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilin edhe bëri aktin tragjik.

Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë kishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.

Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjera të shpëtimit.

Një nga fëmijët e tij i mori armën nga duart dhe e hodhi jashtë ndërtesës.

Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.

Po ashtu. në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.

Raportohet se i dyshuari për veprën është nga Komuna e Ferizajt.

Rasti është ende duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Gjykata Speciale ka caktuar konferencën e tretë në rastin…