Izaeli, banorëve të Gazës: Keni tri orë kohë të largoheni në këtë itinerar

15 tetor 2023 | 09:56

Mijëra palestinezë po vazhdojnë të largohen nga Gaza veriore përpara ofensivës tokësore të paralajmëruar nga Izraeli.

Sipas BBC, në përditësimin e fundit mbi evakuimet, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thotë se civilët në Gazën veriore duhet të shkojnë në jug midis orës 10:00 dhe 13:00 me kohën lokale.

Ata duhet të përdorin një rrugë të vetme që shkon nga Beit Hanoun drejt Khan Yunis, thotë ai, duke shtuar se nuk do të sulmojnë itinerarin gjatë atyre orëve.

IDF ka ndryshuar kohën për një dritare evakuimi gjatë ditëve të fundit. Afati i fundit për dritaren 24-orëshe, i shpallur të premten, kaloi të shtunën pasdite. Në atë kohë, Izraeli caktoi dy rrugë, njëra prej tyre ishte e njëjta rrugë që IDF ka përmendur sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i ri e ka goditur perëndimin e Afganistanit…