Izraeli: Kemi vrarë një anëtar të lartë të Hamasit në spitalin al-Shifa

18 mars 2024 | 14:39

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë një anëtar të lartë të Hamasit në spitalin al-Shifa gjatë operacionit të saj luftarak këtë mëngjes.

“Forcat tonë kanë vrarë Faiq Mabhouh, kreu i Drejtorisë së Operacioneve të Sigurisë së Brendshme të Hamasit.

Mabhouh fshihej në spitalin Shifa, nga i cili operonte dhe avanconte aktivitetin terrorist”, thuhej në deklaratë. Ndërkohë sipas ushtrisë izraelite, deri më tani janë arrestuar rreth 80 të dyshuar dhe disa prej tyre janë “terroristë të konfirmuar”.

Ushtria izraelite njoftoi se disa sulmues të Hamasit u vranë dhe u plagosën në luftimet rreth spitalit dhe se një ushtar ka mbetur i plagosur lehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i AS Roma, Francesco Totti, i ftuar në një…