Totti: Nuk prisja që De Rossi të bënte kaq mirë si trajner

18 mars 2024 | 14:36

Ish-kapiteni i AS Roma, Francesco Totti, i ftuar në një event të “Betsson Sport”, foli për tema të ndryshme që lidhen me aktualitetin e Romës.

Ky është mendimi i tij për ish-bashkëlojtarin Daniele De Rossi, autor i një fillimi superlativ si trajner i kryeqytetasve, pas shkarkimit të Mourinhos.

“Nuk e prisja që ai të bënte kaq mirë menjëherë, por shpresoja. Daniele po provon të jetë një trajner i madh dhe unë, si të gjithë tifozët verdhekuq, shpresoj që ai të vazhdojë në këto nivele. Roma është një klub i vështirë, por Daniele po demonstron vlera si trajner i saj. Duke e njohur qytetin, tifozët dhe klubin më së miri, ai ka bashkuar grupin dhe ka siguruar që lojtarët të performojnë me qetësi maksimale”, ka thënë Mourinho.

Për Pellegrinin dhe rolin e tij si kapiten: “Pas De Rossit ishte e vështirë të gjeja një kapiten tjetër. Unë e kisha thënë tashmë se Lorenzo është një kapiten i vërtetë për Romën. Tani është edhe fizikisht mirë, mund të bëjë gjithçka”. Për çerekfinalet e Ligës së Evropës kundër Milanit: “Kuqezinjtë po bëjnë mirë, kanë gjetur 3-4 lojtarë cilësorë dhe sasiorë. Do të jenë dy sfida të mrekullueshme, shpresoj që Roma të kalojë. ADN-ja evropiane e Milanit? Do të jetë një faktor shtesë për kuqezinjtë, por nuk është më Milani si dikur…”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi i është…