Izraeli miraton ligjin që e karakterizon atë si shtet kryesisht hebre

19 korrik 2018 | 14:43

Parlamenti i Izraelit ka miratuar një ligj kontrovers, që e karakterizon këtë vend si shtet kryesisht hebre, duke shkaktuar zemërim te pakica arabe.

Ligji i “shtetit kombëtar” ka theksuar se hebrenjtë kanë të drejtë unike për vetëvendosje kombëtare dhe e nxjerr gjuhën hebraike mbi atë arabe.

Ligjvënësit arabë kanë reaguar me zemërim në Parlament, ku njëri ka valëvitur një flamur të zi, ndërsa të tjerë e ka shqyer ligjin.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se miratimi i ligjit është një “moment përcaktues”.

“Njëqindenjëzetedy vjet pasi (themeluesi i Sionizmit modern, Theodore) Herzl, e bëri vizionin e tij të njohur, ne, me këtë ligj, përcaktuam parimin themelues të ekzistencës sonë. Izraeli është shtet kombëtar i popullit hebre dhe respekton të drejtat e të gjithë qytetarëve të tij”, ka thënë Netanyahu.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për ligjin, duke thënë se ai mund ta komplikojë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka përshëndetur rekomandimin pozitiv të…