Ja favoritët për të firmosur me Ronaldon
Cristiano Ronaldo i ka komunikuar drejtuesve të Manchester United se do të largohet nga “Djajtë e Kuq” këtë verë dhe pse trajneri Erik Ten Hag kërkon që ta mbajë me ngulm në “Old Trafford”.
Mediet kanë filluar menjëherë me aludimet për të ardhmen e tij, ndërsa “bookmakers”-at kanë nxjerrë se kush janë klubet favorite për të arritur te firma e portugezit.
Favoriti kryesor sipas tyre është Roma, e cila kuotohet me një koeficient prej 3,3. Dhe pse mediet theksojnë se ai kërkon që të luajë në Ligën e Kampionëve, duket se sipas “bookmakers”-ave ribashkimi me Jose Mourinho është opsioni më i mundshëm.
Klubi tjetër që është favorit për këtë transferim Bayern Munchen, duke e kuotouar këtë transferim me koeficientin 4. Siç kanë bërë me dije mediat, 37-vjeçari e ka kërkuar prej kohësh një transferim në Mynih.
Reali i Madridit kuotohet me koeficientin 6, ndërsa Çelsi dhe PSG me nga 14 secila. Rikthimi në Torino te Juventusi ose në Lisbonë te Soportingu kuotohet me 16, ndërsa Manchster City dhe Interi mbyllin listën me koeficientin 25.



