Ja goli i Berishës ndaj Newcastle Jets

29 dhjetor 2017 | 13:45

Pas 3 ndeshjesh “agjërim” Besart Berisha rikthehet te goli në kampionatin Australian. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës me finalizimin e tij rezultoi përcaktues duke i dhënë fitoren skuadrës së Melbourne Victory përballë Newcastle Jets me shifrat 2-1.

Në minutën e 53-të kur rezultati ishte i mbërthyer në barazim 1-1, Besart Berisha mposhti portierin kundërshtar duke i dhënë sërish epërsinë skuadrës së tij. Melbourne Victory më pas humbi edhe një 11-metërsh, megjithatë arriti ta ruante avantazhin deri në fund duke marrë një trepikësh që e ngjiti përkohësisht në vendin e 3-të të A-League në Australi. Ky ishte goli i 5-t sezonal në kampionat për Besart Berishën. (SS)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas…