Ja kur debuton Guleri për Realin

09 tetor 2023 | 15:53

Arda Guler vazhdon të jetë i lënduar, por është në fazën finale të shërimit.

Talenti i madh turk ende nuk ka arritur të debutoj në një ndeshje zyrtare për Real Madridin dhe pritjet janë të mëdha për të.

18-vjeçari ishte lënduar në stërvitje të klubit madrilen pa mundur të luaj në një ndeshje zyrtare deri më tani. Megjithatë pritjes po i vije fundi pasi Guler pritet të rikthehet në fushën e blertë pas dy javëve.

“Los Blancos” po shpresojnë se do ta kenë të gatshëm sulmuesin që të debutoj me ta pas ndeshjeve të kombëtareve ku Real Madridi luan në udhëtim te Sevilla.

Guler iu bashkua Real Madridit në afatin kalimtar veror nga Fenerbahce për shumën e 20 milionë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brightoni dhe Liverpooli kanë përfunduar në barazim në një ndeshje…