Ja kur i zhvillojnë finalet Majlinda dhe Nora
22 qershor 2019
| 15:10
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në pritje të finaleve të mëdha të garave të xhudos në Lojërat e dyta Evropiane “Minsk 2019”.
Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, në finale do të përballet me rusen, Natalia Kuziutina, kategoria -52 kilogramë.
Ndërkohë, Nora Gjakova, në kategorinë -57 kilogramë, përballet me Daria Mezhetskaia, po ashtu të Rusisë.
Blloku final zhvillohet prej orës 16:00 me kohën tonë lokale, kurse Majlinda e Nora pritet të luftojnë pas orës 16:30.