Ja kur zhvillohet ‘El Clasico’

26 shtator 2022 | 14:46

Tashmë zyrtarisht është vendosur data dhe ora se kur do të luhet “El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës, me sfidën që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Kjo ndeshje që pritet me interesim të jashtëzakonshëm nga të gjithë tifozët do të zhvillohet më 16 tetor në orën 16:15.

Por përpara se dy skuadrat do të përballen mes tyre, ata duhet të luajnë në Ligën e Kampionëve, ku Barça do të sfidojë Interin në “Camp Nou” më 12 tetor, ndërsa “Los Blancos” do të udhëtojnë në Poloni, ku do të sfidojnë Shakhtar Donetsk më 11 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut nuk njeh rezultatet e të ashtuquajturave referendume…