Ja kush do ta zëvendësojë De Bruynen në formacionin e Guardiolas

16 gusht 2018 | 22:17

“The citizens” u shokuan dje nga lajmi për lëndimin e yllit të skuadrës, Kevin De Bruyne.

De Bruyne ishte lojtari dhe bartësi kryesor i lojës së Cityt sezonin e kaluar. Dilema më e madhe që mbetet në kampin e spanjollit Guardiola është se kush do ta zëvendësojë mesfushorin gjenial belg.

Kapaciteti i skuadrës së Cityt nuk lë shumë hapësirë për panikë. Duke pasur parasysh se në skuadër ka emra si Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan.

Kështu thotë mbrojtësi i krahut Walker, i cili nuk beson se do të jetë problem të mbulohet pozita De Bruyne.

“Mungesa e De Bruyne sigurisht që është e madhe, por ne kemi mjaft lojtarë cilësorë dhe do ta mbulojnë mirë mungesën e tij”, ka deklaruar Walker.

Kujtojmë gjithashtu se sezonin e kaluar ishin pikërisht Gundogan dhe Bernardo Silva, dy lojtarët që Guardiola i përdorte si zëvendësues të treshës kryesore të mesfushes ( David Silva, Fernandinho, KDB). /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i bashkëngjitet liderëve…