Ja kush ia ka shpëtuar jetën Kristiano Panuçit?

10 prill 2018 | 15:29

Një histori rrëqethëse që për pak sa nuk i mori jetën Kristiano Panuçit, trajnerit aktual të Kombëtares Shqiptare.

Bëhet fjalë për një aksident me avion ku aty duhej të ishte edhe ish lojtari e kapiteni i Kombëtares italiane, por që fati kishte dashur që ai të humbiste bagazhin me ç’rast nuk kishte udhëtuar fare, ndërsa si pasojë e aksidentit të gjithë udhëtarët kishin humbur jetën.

Në vitin 1996, Panuçi ishte zgjedhur kapiteni i Italisë në Lojërat Olimpike ‘Atlanta 1996’, por u dëmtua dhe u detyrua të kthehej në vendlindje.

Panuçi për tu kthyer në vendlindje fillimisht kishe marr avionin e linjës nga Nju Jorku për në Paris, pastaj destiancioni Milano, por e humbi këtë udhëtim pasi humbi bagazhet.

Më pas ai mori avionin Alitalia dhe udhëtoi direkt për në Milano.

Po atë ditë avioni i parë që kishte humbur për shkak të bagazheve ishte përplasur dhe të gjithë pasagjerët kishin humbur jetën.

Fati në këtë moment ka qenë me trajnerin e Shqipërisë, i cili mund të ishte bërë pjesë e viktimave, që humbën jetën në aksidentin tragjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka…