Ja rekordet që mund t’i thyejë Messi në vitin 2019-të

03 janar 2019 | 16:35

Lionel Messi synon të vazhdojë të thyejë rekordet personale edhe në vitin e ri 2019.

Gazeta spanjolle “Marca” ka publikuar disa nga synimet personale që ylli argjentinas mund të arrijë ose të tejkalojë në 12 muajt e ardhshëm.

‘Tituj me vetëm një klub’ sa Giggs..

Nëse Barcelona do të mund të fitojë tripletën këtë vit, Messi do të arrinte 36 trofe kolektiv në të njëjtin klub, i cili do të ishte i barabartë me rekordin e mbajtur nga Rayan Giggs me Manchester United. Argjentinasi është i uritur për të fituar të gjithë titujt në dispozicion, veçanërisht Ligën e Kampionëve që klubi nuk ka fituar që nga viti 2015.

Rekordi i Iniestës dhe Xavit

Messi mund të bëhet lojtari i dytë me më shumë paraqitje te Barcelona. Ai aktualisht është në vendin e tretë, me 657 ndeshje dhe ka vetëm 18 ndeshje për të kapërcyer 674 ndeshjet e luajtura nga Andres Iniesta me fanellën blaugranas. I pari në këtë kategori është Xavi, i cili ka luajtur 767 ndeshje me Barcelonën.

Afër rekordit të fitoreve të Casillasit

Argjentinasi gjithashtu mund të arrijë të kapë rekordin për më shumë fitore në La Liga, pasi ai është vetëm njëmbëdhjetë ndeshje larg rekordit prej 334 fitoreve nga ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas.

Ta fitojë Këpucën e gjashtë të Artë…

Messi synon të fitojë Këpucën e gjashtë të Artë diçka që asnjë tjetër nuk ka arritur ta bëjë në historinë e futbollit.

Thyerja e rekordit të Zarras…

Leo Messi është gjithashtu duke kërkuar për të fituar Pichichin për herë të gjashtë në karrierën e tij, çmimin e dhënë nga MARCA për golashënuesin më të mirë La Liga, e cila do të barazonte me sulmuesi legjendar spanjoll Telmo Zarra. Aktualisht Mesi ka 397 gola në La Liga, por 31-vjeçari është vetëm çështje kohe larg rekordit të Zarras me 400 gola.

50 het-trik

Kapiteni i Barcelonës është vetëm një het-trik larg nga arritja e tij prej 50 het-trikave në karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte zhvillohet derbi i Premier Ligës në mes kampiones Manchester…