Ja sa paguhen ushtarakët shqiptarë në raport me ata të Kosovës dhe Serbisë

17 janar 2018 | 19:33

Forcat e Armatosura të Kosovës, pas 10 vitesh, kanë rreth 5000 pjesëtarë aktiv dhe 3000 rezervë. Por, edhe pas kësaj kjo do të mbetet forca më me pak pjesëtar krahasuar me vendet e rajonit.

Ndërkaq në aspektin e pagave, FSK-ja llogaritet të jetë e para, sepse paga më e ulët është më e lartë se e ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe.

Ministria e Forcës së Sigurisë në një përgjigje për Indeksonline, ka dhënë detaje të pagave të pjesëtarëve të saj varësisht nga grada ushtarake.

“Paga mujore e një ushtari është 405.90€ bruto ndërsa e oficerit më të lartë (gjeneral-lejtënant) është 1,602.15€ bruto pa përfshirë përvojën e punës e cila llogaritet: 1 vit shërbim me 0.5% të pagës bazë”, thuhet në përgjigje MNFSK-së.

Ndërkaq, sipas raportit të pagave të ushtrisë shqiptare, pagesa mujore e ushtarakëve nis nga 44.870 leke ose 358.05 euro.

Sa i përket pagave në një nivel më të ulët gjendet ushtria serbe. Sipas një artikulli të botuar nga Novosti.rs, paga e një ushtari profesionist nis nga 31.000 dinarë ose konvertuar i bie 261.94 euro. Kjo sipas tyre tregon arsyet më të shpeshta të braktisjes së shërbimin ushtarak profesionist.

Në vitet e fundit, nga uniforma e Forcave të Armatosura të Serbisë kanë hequr dorë 800 ushtarë si dhe dhjetra oficerë.

Arsyeja më e shpeshta për ndërprerjen e kontratës është statusi i dobët i të punësuarve në sistemin mbrojtës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka publikuar…