Ja shifrat e Ronaldos në 5 vitet e fundit me Portugalinë

09 shtator 2019 | 15:04

Cristiano Ronaldo dhe karriera e tij, nuk duan shumë komente. Pasqyrimi i shifrave të tij, flet më mirë se çdo gjë tjetër dhe lë futbolldashësit t’i bëjnë vetë vlerësimet.

Portugezja “A Bola”, ka bërë disa kalkulime dhe ka sjellë shifrat e Ronaldos në kombëtare. Pas mbërritjes së Fernando Santos në krye të Portugalisë, rritja ka qenë e madhe për Ronaldon. Në epokën e trajnerëve Kueiroz dhe Bento, Ronaldo shënonte me një mesatare prej 0.30 golash. Ndërsa tani ai ka 89 gola dhe shënon me një mesatare prej 0.87.

Në pesë vitet e fundit Ronaldo shënon me Portugalinë çdo 95 minuta. Ai ka bërë 32.2% të golave të Kombëtares së Santosit dhe tani synon të kapë kuotën e 100 golave me fanellën e luzitanëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë të gjithë e dinë batutën e famshme “thojshin…”…