Ja shorti i Ligës së Kampionëve

29 gusht 2019 | 19:12

Në Monaco është hedhur shorti i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve për edicionin 2019-2020.

Shorti ka qenë interesant duke sjell mjaftë përballje interesante ku spikat Grupi A ku bëjnë pjesë PSG-ja, Real Madridi, Club Brugge dhe Galatasaray. Edhe Grupi F është interesant pasi bëjnë pjesë skuadrat si Barcelona, Borussia Dortmund, Inter dhe Slavia Prague.

Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të luhen të martën dhe të mërkurën, 17 e 18 shtator, derisa ndeshjet e xhiros së dytë më 1 dhe 2 tetor. Më 22 dhe 23 tetor zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë, përderisa të xhiros së katërt më 5 dhe 6 nëntor, të pestës më 26 dhe 27 nëntor dhe të gjashtës më 10 dhe 11 dhjetor. Shorti për raundin pasardhës do të hidhet më 16 dhjetor.

Finalja do të zhvillohet të shtunën e 30 majit në stadiumin olimpik “Atatürk” të Stambollit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli argjentinas Lionel Messi ka rrëmbyer çmimin e sulmuesit më…