Ja si dolën rezultatet për Covid-19 në skuadrën e Juventusit

21 maj 2020 | 23:15

Juventusi vijon përgatitjet në grupe të vogla që nga kjo fundjavë. Ditën e sotme grupit i janë bashkuar Matuidi dhe Sami Khedira në Continassa.

“Corriere dello Sport” gjithashtu ka konfirmuar se janë kryer sërish testime për të gjithë futbollistët dhe stafin, teksa rezultatet kanë qenë negative.

Një e dhënë pozitive, pasi kujtojmë se në ekipin torinez në mars ishin pozitiv Rugani, Matuidi dhe Dybala. Lojtarët amerikano-jugor ndërkohë do të bashkohen në stërvitje që nga dita e nesërme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara kërkuan nga Bashkimi Evropian, që të arrijë…