Ja si Grezda e goditi lojtarin kundërshtar (Video)

01 qershor 2020 | 22:33

Sulmuesi i Kombëtares, Eros Grezda, u përfshi në një sherr me grushta sulmuesin Çolak, në parkingun e stadiumit, ku qëndronin autobusët Osijek dhe Rijekas.

Ky lajm ka bërë një bujë të madhe në mediat kroate, të cilat kanë publikuar së fundmi edhe videon e momentit kur shqiptari përplaset me futbollistin kroat.

Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë të parkingut ku ndodhi përplasja. Siç shihet, futbollisti i Rijekës e provokon, ndërkohë që mesfushori shqiptar nuk ka duruar, duke e goditur menjëherë me grusht. Më pas futbollistë dhe pjestarë të stafeve nga të dyja ekipet kanë ndërhyrë për të qetësuar gjakrat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në…