BE-ja vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë

21 shkurt 2018 | 13:51

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë zgjatur edhe për gjashtë muaj ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për 150 zyrtarë rusë dhe separatistë ukrainas të mbështetur nga Moska.

Diplomatët e BE-së, duke folur në kushte anonimiteti për “Radion Evropa e Lirë” kanë thënë se masa do të miratohet edhe zyrtarisht në ditët e ardhshme.

Ngrirja e aseteve dhe ndalimi i vizave janë vënë fillimisht ndaj këtyre personave, sepse janë konsideruar përgjegjës për cenimin e integritetit territorial të Ukrainës më 2014, pasi Rusia ka marrë nën kontroll Krimenë.

Prej asaj periudhe sanksionet janë zgjatur çdo gjashtë muaj.

Diplomatët evropianë kanë pohuar se ambasadori i ri i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, vazhdon të jetë në listën e sanksioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në janar të këtij viti “Google”,  njoftoi se po kombinonte…