Ja vendet e Bashkimit Evropian që janë të hapura për turizmin veror

18 maj 2020 | 15:22

Aktualisht çdo shtet është duke menduar se çfarë masash duhen marrë për pushimet verore, gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Covid-19.

DW ka par se si disa vende evropiane po përballen me vendimin për rihapjen e kufijve të tyre.

Teksa vendet evropiane fillojnë të lehtësojnë kufizimet e bllokimit, shumë shpresojnë të kompensojnë humbjet e pësuara nga sektori i turizmit duke rihapur kufijtë për vendet fqinje.

Ja çfarë planifikojnë disa vende evropiane për sezonin e turizmit veror:

 

Gjermani

Ministria e Brendshme u shpreh të mërkurën se disa vendkalime kufitare me fqinjët Austri, Zvicër dhe Francë do të fillonin hapjen këtë të shtunë në kushte të kontrolluara.

Ndërkohë 15 qershori është caktuar si data për të relaksuar plotësisht kufijtë e saj për udhëtimin ndër BE.

Gjermania gjithashtu do të heqë kontrollet e saj të rrepta kufitare me Luksemburgun të shtunën.

 

Austri

Edhe Vjena është shprehur se 15 qershori është data zyrtare për rihapjen e kufijve me BE-në – por ajo rihapi dy pikëkalime me Hungarinë të mërkurën për shkak të vështirësive me të cilat përballen individët që jetojnë në njërën anë të kufirit, por punojnë në anën tjetër, shkruan DW.

Austria gjithashtu hapi kufirin e saj për disa pika me Gjermaninë të premten. Turizmi alpin austriak mbështetet shumë tek vizitorët gjermanë, pasi vendpushimet malore janë shumë të njohura me fqinjët e tyre.

 

Francë

Franca do t’i mbajë kufijtë e saj kryesisht të mbyllur deri më 15 qershor, përveç njerëzve që kanë nevojë të udhëtojnë brenda dhe jashtë shpesh për punë.

Franca kishte një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për të lejuar kalimin dhe pa karantinën e detyrueshme 14 ditore të vendit, që shihet si një masë thelbësore ekonomike për shkak të lëvizjes së automjeteve mes dy vendeve.

Por Downing Street më 15 maj e tërhoqi planin, duke thënë se nuk do të përjashtonte ata që vinin nga Franca për t’u futur në karantinë.

 

Itali

Ndërsa në vendin ku shpërtheu koronavirusi në Evropë për herë të parë pati masa shumë më strike edhe brenda rajoneve. Por, sot Qeveria e Italisë ka nënshkruar një dekret që do të lejojë udhëtimin në vend nga 3 qershori, duke lehtësuar masat e marra kundër koronavirusit.

Po ashtu, Italia do të lejojë udhëtimin midis rajoneve – i cili deri më tani ishte i kufizuar fort

Turizmi është një element kryesor i ekonomisë italiane. Në rrethana normale, është vendi i pestë më i vizituar në botë. Turizmi përbën 10% të PBB-së dhe afro 5% të punësimit.

 

Spanjë

Një vend gjithashtu që mbështetet shumë në turizmin e huaj ka rihapur kufijtë e saj, por vendosi një rregullore të detyrueshme 14 ditore të vetëkarantinës për këdo që arrin në vend. Qasja gjithashtu ka qenë e kufizuar në pesë aeroporte dhe tetë porte detare. Rregulli i ri hyri në fuqi të premten dhe do të qëndrojë në fuqi për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme të vendit. Aktualisht, gjendja e jashtëzakonshme është e planifikuar të skadojë në 24 maj, por pritet të zgjatet.

 

Portugali

Një tjetër destinacion i lartë turistik, bordi i turizmit në Portugali ka thënë se plazhet dhe hotelet e vendit do të jenë të gatshëm të mirëpresin turistët deri në mes të qershorit. Sidoqoftë, ekziston ende shqetësimi se si do të kontrollohen për koronavirus ata që hyjnë, një masë që qeveria dëshiron ta zbatojë dhe të shohë nëse rregullat e distancës sociale ruhen në plazhe.

Një anulim i plotë i sezonit turistik këtë vit mund të shkaktojë që ekonomia portugeze të dëmtohet deri në 6%.

 

Kroaci

Ministri kroat i Shëndetësisë, Gari Cappelli, tha në një intervistë se turistët nga Sllovenia fqinje do të lejohen të kalojnë kufirin në ditët në vijim, “sepse situatat tona epidemiologjike janë të ngjashme”.

Turistët gjermanë, të cilët frekuentojnë shumë ishujt e Kroacisë në detin Adriatik, do të lejohen të vizitojnë Kroacinë jo më vonë se 15 qershor, tha Cappelli.

 

Norvegji

Edhe pse nuk është një shtet anëtar i BE-së, Norvegjia është anëtare e Zonës Ekonomike Evropiane dhe ka ecur bashkë me Evropën në disa aspekte të përgjigjes pandemike të bllokut.

Që nga e mërkura, udhëtarët nga vendet e BE (përfshirë Britaninë e Madhe), si dhe Islanda e Lihtenshtajni do të lejohen të hyjnë në Norvegji për punë ose nëse kanë anëtar të familjes që jetojnë në këtë vend. Vendimi i Oslos është më pak i lidhur me turizmin dhe më i përqendruar në lejimin e punëtorëve sezonalë të hyjnë në Norvegji.

 

Islandë

Nuk është anëtare e BE-së, por Islanda është në zonën Shengen të udhëtimit pa viza dhe është e njohur për turistët.

Qeveria ka njoftuar se, si shumë nga homologët e saj evropian, ajo do të fillojë të lehtësojë kufizimet në udhëtimet e huaja në 15 qershor.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas…