Osmani: Kam shumë pak mospajtime me Kurtin, këtë e dinë edhe zogjtë e malit

18 maj 2020 | 15:21

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë , ka thënë se edhe zogjtë e malit e dinë se me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë qëndrime të përbashkëta  për tema të ndryshme.

Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me presidentin Hashim Thaçi, Osmani ka thënë se është e gatshme t’i përgjigjet institucionit, por jo të bashkëpunojë politikisht me Thaçin.

“Në nivel institucional, natyrisht se unë nuk kam asnjë arsye të mos u përgjigjem institucioneve të vendit. Në nivelin e bashkëpunimit politik, është botërisht e ditur se unë kam mospajtime të thella se si e bën politikën dhe si e përfaqëson vendin presidenti Thaçi. Kurse kam shumë më pak mospajtime e shumë më shumë qëndrime të përbashkëta me kryeministrin aktual. Besoj se këtë edhe zogjtë e malit e dinë”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë që…