Jahjaga kërkon fuqizimin e rolit të gruas në institucione

18 tetor 2018 | 16:05

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka qëndruar të enjten  në Ferizaj me ç’rast ka takuar gratë deputete të kësaj komune.

Ajo së pari është takuar me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun, me të cilin ka biseduar për fuqizimin e rolit të gruas dhe rinisë në përgjithësi, kurse më pas iu drejtua të pranishmëve.

Jahjaga i ka informuar gratë deputete lidhur me funksionimin e Fondacionit “Jahjaga”, të cilin ajo e drejton, derisa ka thënë se ky fondacion ka në fokus fuqizimin e rolit të gruas dhe të rinisë në jetën e përditshme.

Ish-presidentja ka vlerësuar lartë emërimin e tri drejtoreshave nëpër drejtoritë e kësaj komune dhe kryesuesen e Kuvendit të Komunës.

Takimi ka vazhduar në formë të bashkëbisedimit me ç’rast gratë deputete,  por edhe pjesëmarrëset tjera kanë adresuar çështje të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan de…