Jam gjithmonë i gatshëm për Kosovën, shënuam fitore të rëndësishme

18 nëntor 2020 | 23:24

Samir Ujkani ka deklaruar se gjithmonë është i gatshëm për Kosovën.

Kapiteni ndeshjen ndaj Moldavisë e nisi nga minuta e parë, teksa e cilësoi shumë të rëndësishme fitoren 1:0

“Ndeshje shumë e rëndësishme për të treguar karakter, kishim kundërshtar shumë të vështirë”, ka deklaruar Ujkani. “Ka qenë e rëndësishme të mos pranojmë gola, krijuam raste, shënuam golin, kemi pasur nevojë për fitore”.

“Sa herë vijë te Kosova, unë jam gati për të luajtur, nuk vij për pushime, konkurrenca është rritur, por jam gjithmonë gati për Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të…