“Jam Shpresa! Në luftë u rrita, e sot jam…”

24 janar 2018 | 22:28

Ëndrra, ambicia dhe dëshira për të jetuar atë që zemra do është çështja me të cilën përballet pothuajse çdo njeri.

E një nga personat që gjithmonë ka ëndrruar skenën e artit dhe teatrit është aktorja kosovare por që jeton dhe vepron në Turqi, Shpresa Gerxhaliu.

Ajo tashmë është pjesë e teatrit “Tiyatro Teras” të regjisorit dhe aktorit shqiptar Shyqyri Caushaj, i cili i ndihmoi asaj shumë në realizimin e ëndrrës së saj.

Shpresa ka realizuar një ‘showreel’ ku ka treguar se si arriti deri ku është sot.

Rrëfimi i saj në formën më profesionale është gërshetuar edhe me anën vizuele të bërë nga regjisori Shyqyriu.

Kur ta lexoni dhe dëgjoni storien e saj, do t’iu duket si një skenari filmi, por, e vërteta është se në fakt është historia që Shpresa e ka përjetuar me të vërtetë! /Lajmi.net/

“Jam Shpresa
Në luftë jam rritur! Duke dëgjuar zëra të bombave e të pistoletave u rrita , por kjo nuk do të thotë që më largoi prej ëndrrës teë jetës që pata!
Un do behëm AKTORE , gjithmonë thoja!
Një ditë mblodha çka pata dhe erdhq në İSTANBUL !
Këto ditë të rrish e gjallë duhet të fitosh para të gjithë më thonin !
OK thash! Vendosa të kërkoj punë … shummmmmë u mundova , por ishte e kotë !
Ti nuk e din gjuhen , ti nuk ke leje të punës gjithmonë me thonin duke me shikuar nga poshtë e deri lart …
Jetoja në konvikt , e çdo mbrëmje sa herë vendosja kokën në jastëk thoja që në mëngjes do kthehem tek familja …!
POR , “Nuk arrita ta realizojë ëndrrën“ ishte fjalia që nuk mund t’ua prindërve !
U largova pak prej ëndrrave , tashmë mendoja si të mbes e gjall në këtë qytet të madh …
Njeë ditë duke shkuar në konvikt me ra ne sy një dyqan shumë i bukur , e në vitrinë ishte një fustan shumë i bukur. , aq i bukur sa që fillova ta ëndërroj veten në atë fustan duke ecur në tepihin e kuq , e duke prezentuar filmin tim si aktore.
Papritmas një njeri mbrapa më tha: ke ardh të kerkosh punë?? E unë s’kuptoja asgjë vetëm i thash EVET EVET ( Po , po )
Ai ishte pronar i një fabrike , afer ishte një vajzë ku kerkoi t’ua lija numrin. “DO TE THËRRASİM” më thanë! Pas dy dite me morrën në telefon dhe përgjigja ishte “Eja të fillosh punë!
Isha shuuuuumë e lumtur
Tashmë punoja, dita-ditës u bëra e suksesshme ne pune , fillova të fitoj para , gjithçka shkonte mirë, por në jetëen time diçka ende ishte mangu: ËNDRRA E JETËS TIME!!!!
Vendosa me para që fitoj të shkoj të marrë shkollë aktrimi në teater! Ashtu edhe bëra …
E sot jam para jush me fustanin që ëndrrova! Dhe ja, po e prezantoj filmin tim të parë!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, në “Rubikon” të “KTV-së,…