Molliqaj flet për përplasjet me Kurtin, tregon si nisi përçarja në Vetëvendosje

24 janar 2018 | 22:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, në “Rubikon” të “KTV-së, ka folur treguar shkakun e përçarjes mes tij dhe liderit të LV-së, Albin Kurti.

“Është dashtë të dëgjojmë edhe anën e tij mirëpo ai ka zgjedhur anën tjetër. Unë vendosa pasi nuk kam më kohë për të pritur. Shumë njerëz më të cilët jam takuar më kanë thënë se çfarë po ndodh me Dardanin. Tash e tutje do të kem mundësi t’i them”, ka thënë ai.

“Nga mesi i tetorit i 2016 deri ka shtatori i 2017 dhe prej shtatorit të 2017. Ishte një takim i thirrur nga Albini… ai kishte problem me disa prej neve, me problemin e mikroborgjezizmit, thënë të drejtën nuk i morra shumë seriozisht”, ka thënë ai.

“E thirrëm një takim të dytë ku prezent ishte edhe Visar Ymeri dhe Boiken Abazi. Aty e pashë për herë të dytë se nuk shkonte diçka. Për fat të mirë ne kemi dëshmi edhe në këshillin e përgjithshëm, procesverbale… vazhdimisht kam treguar se Vetëvendosje do të jetë partia e parë”, shtoi ai.

Sipas tij, brenda asaj bisede po mungonte sinqeriteti që mbizotëronte më herët.

“Janë diku 27 takime të organeve për më shumë se 15 muaj. Nuk është kjo çështje se s’është diskutuar. Unë e kam ofruar qysh në atë takim dorëheqjen time sepse kam besuar që ato që i thotë Kurti për organizatën, një pjesë e vogël qëndrojnë dhe pjesa më e madhe nuk qëndrojnë”, ka thënë ai për një takim në tetor të 2016-s.

Molliqaj theksoi se kishte filluar që të mos pajtohej me politikat e partisë, duke ju referuar edhe platformës së tanishme të Kurtit si kryetar.

“Nuk kam besuar kurrë në këtë”, tha ai.

Molliqaj ka akuzuar Kurtin edhe për orkestrim të statuseve kundër tij në periudhën para përplasjes publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 1 mijë aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë muajit…