James Blunt performon në Londër këngën që i kushtoi kosovares gjatë 1999 (VIDEO)

20 qershor 22:44

Ish-ushtari britanik i cili shërbeu në Kosovë si paqeruajtës në vitet 1999, James Blunt, është rikthyer në kohë pas kaq vitesh pasi ka kënduar këngën ”You’re beautiful” në mes të Londrës në 2018.

”You’re Beautiful” ishte kënga të cilën Blunt ia kishte dedikuar një kosovareje që e kishte takuar atë kohë.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci përmes llogarisë së tij në “Instagram”, moment të cilin e ka ndarë me miqtë përmes një video të incizuar.

“James Blunt këndon “You’re Beautiful”, një këngë që ia kushtoi një vajze të panjohur kosovare të cilën e kishte takuar kur shërbeu si paqeruajtës britanik / NATO në vitin 1999 dhe të cilin ai duhet ta kishte admiruar shumë duke shkruar një këngë për të. Sidoqoftë, kushdo që të jeni, faleminderit për frymëzimin e James që ta këndoi një këngë kaq të bukur ??”, ka shkruar Greiçevci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr ka shpërthyer prapa qendrës tregtare ‘Royall Mall’ në…