James: Dëshirova të largohem, por Reali nuk më lejoi

17 gusht 2020 | 11:30

James Rodriguez ka zbuluar se ai ka tentuar të largohet nga Real Madridi në verën e kaluar, mirëpo klubi nuk e lejoi atë.

Kolumbiani kaloi te Los Blancos në vitin 2014 nga Monaco, pas shkëlqimit që kishte në Kupën e Botës, mirëpo në edicionin që lamë pas ka luajtur vetëm 419 minuta. Me vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin, James ka zbuluar dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi spanjoll.

“Mos të luaj, është diçka frustuese. E di se mund të jap më të mirën për skuadrën, por shkaku i disa personave nuk mundem”, ka thënë kolumbiani për “Realeza del Futbol Latino”.

“Nëse do isha lojtar i dobët, do ta pranoja atë, mirëpo unë jam një lojtar me mentalitet fitues dhe këtë e kam treguar. Unë dëshiroja të largohem në verën e kaluar, por klubi nuk më lejoi, duke më premtuar më shumë minuta dhe kjo gjë nuk ndodhi”, ka shtuar James.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e rrethanave politike në vend kanë folur për pritjet…