Jamesi, afër largimit nga Evertoni  

20 shtator 2021 | 13:16

Mediet kolumbiane sigurojnë se James Rodriguez është afër largimit nga Evertoni.

Mesfushori 30-vjeçar ishte në Dubai, por tashmë ka udhëtuar drejt Katarit për të negociuar me një klub të këtij vendi.

Drejtuesit e Evertonit mësohet se kanë dhënë miratimin e tyre, duke i premtuar lojtarit se mund të largohet si lojtar i lirë. Kolumbiani ka mundur të aktivizohet në vetëm 23 ndeshje me “Tofees” në Premier Ligë, duke shënuar 6 gola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri…