Jamesi nuk rikthehet në Real

17 tetor 2018 | 21:51

James Rodriguez kurrë nuk do të rikthehet te Real Madrid.

Kështu së paku mendon legjenda kolumbiane e futbollit, Carlos Valderrama, që thotë se Real Madrid ka bërë një gabim duke e lejuar largimin e James.

“James duket mirë, i lumtur te Bayerni”, ka thënë Valderrama për ESPN. “Nëse ai nuk është kthyer deri tani te Real Madrid, nuk mendoj se do të rikthehet më”. “Ajo që James bëri sezonin e parë me Ancelottin ishte e madhe, sepse askush nuk besonte se do ta arrinte atë kur u transferua te Reali”. “Ajo që ndodhi pastaj ishte e çuditshme. Nuk e kam kuptuar asnjëherë, po ashtu as në Kolumbinë nuk kanë arritur ta kuptojnë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e pranimit të Qelësit të Paqes dhe Dashurisë…